HAS - Mungesa e investimeve qoftë private apo shtetërore kanë bërë që ky pallat, i cili ndodhet në qendër të qytetit të Krumës të shkojë drejt rrënimit total.
Janë rreth 15 familje të cilat kanë mbetur ende në këtë godinë, të ndërtuar para 60 viteve dhe që çdo ditë jetojnë me frikën se objekti mund të shembet.
Pamjet e fokusuara nga kamera jonë nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa tregojnë qartë se gjendja e këtij objekti është mjerueshme.
Rënia e tullave është kthyer në një fenomen të përditshëm duke rrezikuar jo pak jetën e kalimtarëve.
Familjarët teksa refuzojnë të na lejojnë të filmojmë brenda shtëpive të tyre, pohojnë se situata është kritike dhe apeli I tyre karshi pushtetit vendor për ndërhyrje, deri më tani ka rënë në vesh të shurdhër.
Ndërkohe e njëjta tablo paraqitet edhe në objekte te tjera në qytetin verilindor.