Deputetët mund të futen në polici vetëm me dokumentin zyrtar

Report TV 2015-09-22

Views 3

TIRANE- Në ambientet e Policisë së Shtetit edhe Deputetët e Kuvendit kanë për detyrë të paraqesin dokumentin që vërteton statusin e tyre. Kjo është përcaktuar në rregulloren e Policisë së Shtetit. Ndërsa, personat që kanë të drejtë të futen në këto ambiente pa ndonjë dokumentim: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe zëvendësit e tij, Kryeministri dhe zëvendësit e tij, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, si dhe Avokati i Popullit.

Po ashtu, në dokument thuhet se: ?Në ambientet ose ndërtesat e policisë, i shoqëruar nga një punonjës i strukturave të marrëdhënieve me jashtë, kanë të drejtë të futen: ?Përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, si dhe përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare; Delegacionet e huaja hyjnë në institucione, sipas protokollit të miratuar në programin e bërë për këtë rast nga titullari i institucionit; ndërsa të huajt që vijnë për këshillim në kuadrin e misioneve ose programeve policore, pajisen nga strukturat përgjegjëse të personelit me një kartelë të posaçme. Kartela duhet të ketë fotografinë dhe gjeneralitetet e plota të këtyre personave?.

Share This Video


Download

  
Report form