Raporti vjetori i OSBE, Raunig: Zyrtarët e lartë nuk ndëshkohen

Report TV 2015-09-18

Views 1

Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, vë theksin tek drejtësia.

Duke përshëndetur operacionet e qeverisë për energjinë elektrike dhe antikanabis, OSBE vëren se, edhe pse ka pasur ndjekje penale për zyrtarë të niveli të mesëm, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë mungon.

?Shqipëria nuk ka arritur nuk ka arritje në ndjekjen apo dënimin e elitës politike dhe ekonomike në luftën ndaj pasurimit, korrupsionit dhe krimit të organizuar?, thuhet në raportin e paraqitur nga Raunig në Asamblenë e Përhershme të OSBE-së në Vjenë.

Sfidat për Shqipërinë mbeten konsolidimi i demokracisë dhe forcimi i zbatimit të ligjit. Reformat thuhet në raport, varen shumë nga vullneti dhe angazhimi i aktorëve politikë.

Share This Video


Download

  
Report form