Avokatët refuzojnë kasën, Visha - Canit: S’sheshim mallra për kupon!

Report TV 2015-09-18

Views 4

TIRANË - Vendosja e kasës fiskale prerja e një kuponi tatimorë në Zyrat e Avokatëve ka sjell dhe kundërshtimin e këtyre të fundit. Gjatë një interviste kreu i Avokatëve Penalist Saimir Visha shprehet se avokatët nuk shesin mallra por ofrojnë shërbime dhe një avokat me kasë fiskale është rast unik në Shqipëri, pasi në çdo vend të botës ata tatohet për të ardhurat vjetore dhe jo me xhiro ditore.

....
Avokatët Penalist kundërshtojnë vendosjen e kasës fiskale duke kërkuar nga Ministria e Financave dhe qeveria ndryshime ligjore. Në një intervistë për Shqiptarja.com kreu i Avokatëve Penalist Saimir Visha sqaron se vendosja e kasës fiskale në Zyrat Avokatore nuk zgjidh problemin e evazionit në këtë sektor.

Po sipas Vishës vendosja e kasave fiskale në zyrën e avokatëve e kthen Shqipërinë në një rast unik pasi në asnjë vend të botës nuk lëshohen kupon tatimorë tek avokati por me bankë paguhet fatura e shërbimit.

Në kërkesën drejtuar ministrit të Financave Shkëlqim Cani, avokatët argumentojnë se pa pajisjen fiskale ata i shërbejnë më mirë publikut, tatimet janë më të sakta dhe të përballueshme, sistemi fiskal bëhet më i kontrollueshëm dhe rriten të ardhurat për llogari të shtetit.

Për kundërshtimin e pajisjes fiskale avokatët janë në proces gjyqësore dhe pritet që brenda shtatorit apeli administrative të vendos nëse kjo pajisje duhet apo jot ë përdoret si në të gjitha fushat e tjera në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form