Dekriminalizimi, Meta: Gjeni konsensusin, jo interesa politike

Report TV 2015-09-18

Views 0

TIRANE - Nisin të vihen në jetë hapat e parë konkret për procesin e dekriminalizimit të politikës dhe administratës në Shqipëri. Në komisionet parlamentare do të diskutohen dy draftet e dekriminalizimit, projektligji i miratuar nga qeveria dhe draft-propozimi i Partisë Demokratike. Kryeparlamentari Ilir Meta, i cili pas Ramës dje në parlament, konfirmoi ?nxjerrjen jashtë loje? të komisionit të posaçëm që u ngrit për këtë proces, i bëri apel forcave kundërshtare politike që të gjejnë konsensusin dhe të lënë jashtë interesat e ngushtë partiakë.

Meta tha se diferencat mes drafteve janë të vogla, ndaj kërkoi që të mos gjendet ?pretekste? për ta zgjatur pa fund procesin e dekriminalizimit?.Por ashtu sic përvoja politike ka dëshmuar më parë, Metës ju desh të sqarojë se çfarë do të ndodhë nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre për të dalë vetëm me një projektligj të plotë për dekriminalizimin....Në këtë ?ngërç? të mundshëm, Shqipëria do t?i drejtohet sërish ndërkombëtarëve.

?Ka disa diferenca të cilat kërkojnë një frymë më bashkëpunuese në gjetjen e konsensusit për të realizuar një proces gjithëpërfshirës në këtë drejtim. Edhe në rast se do të jetë e vështirë për arsye të interesave të ngushta politike dhe lojërave të panevojshme në këto momente, domosdoshmëria e realizimit të tyre do të na rrisë përgjegjshmërinë që për ato çështje që mos të ketë konsensus të kërkojnë ndihmë vlerësimin e partnerëve ndërkombëtarë?, - u shpreh Meta.

Meta tha se të dyja draftet janë pjesë e programit të punës së parlamentit.

?Qeveria një nismë më e plotë dhe e adreson më në themel këtë fenomen. Është e qartë si drita e diellit që të dyja këto nisma kanë një përputhshmëri shumë të gjerë, kanë edhe diferenca që nuk i bëhen pengesë që ky proces të zgjatet pa fund?, - u shpreh Meta.

Share This Video


Download

  
Report form