Ish-truproja e Berishës: Shkëlzeni mori 30 mln lireta nga Miri i Xhikes

Report TV 2015-09-16

Views 30

Pas letrës të ish-kryeministrit Sali Berisha drejtuar OSBE-s ku hidhte poshtë akuzat ndaj familjareve te tij, ka reaguar dhe ish-truproja e tij, Izet Haxhija.

Me anë të një letre Haxhija thotë se, Shkëlzen Berisha është i përfshirë në trafiqe të ndryshme. Sipas Izet Haxhijë djali i ish-kryeministrit Berisha ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes.

?Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi ?Qemal Stafa?. Plus do të shtoja edhe diçka tjetër për Zenin? çfarë e lidhte Zenin e ?vogël? me Fitim Gërxhalliun e firmës ?Gjallica???- shkruan Haxhija.

Sipas tij, djali i ish-kryeministrit e nisi me trafikantë droge e pronare firmash piramidale dhe me pas bashkepunoi me trafikantë armësh. Sa i takon trafikut te armeve Haxhia i kujton z. Berisha se për këtë kishte përvojën e vetë ish-kryeministrit, kur sipas tij iu ka shitur armë serbeve te Bosnjës. Reagimi Haxhisë vjen pak ditë pasi ish-kryeministri Berisha kërkoi që prezenca e OSBE-s, të largohej nga Shqipëria.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS