Report TV - Vrasjet gjatë ndeshjeve të futbollit nga Çobo tek Miri i Xhikes

Report TV 2016-03-17

Views 18

Vrasja e Ajet Zeqajt mbrëmjen e të mërkurës në kryeqytet, duket se është pjesë e skenarëve të zakonshëm të vrasjeve, që lidhen me kohën e ngjarjeve të rëndësishme, apo me atë të ndeshjeve të rëndësishme sportive.

Kështu Zeqaj, mbeti i vrarë, gjatë kohës, kur shumica e njerëzve ishin të përqëndruar për të ndjekur ndeshjet e Ligës së Kampioneve, Barcelona- Arsenal dhe Bajern- Juventus.

Ndërkaq të premten e 3 marsit 2016, një person i paidentifikuar qëlloi ndaj shoferit të Ministrisë së Brendshme, Viljon Cakollari. Atentati që dyshohet se kishte si motiv hakmarrjen, ndodhi pak kohë përpara se të përfundonte ndeshja, kampionatit italian, Fiorentina- Roma.

Me 13 maj të vitit 2000, pas ndeshjes Partizani - Tomori me rezultatin 1-0, një person vrau gjyqtarin Zylfo dhe presidentin e Tomorit Çobo ndërsa drekonin me disa gazetarë dhe funksionarë të FSHF-së.

Me 9 mars të vitit 2003, persona të paidentifikuar hapën zjarr në një lokal në Lundër, duke vrarë Fatmir Ramën, Kristaq Camin, kamerierin Julian Duriçi, i dhe u plagos Ylli Kelmendi. Ngjarja ndodhi kur personat po shihnin ndeshjen e futbollit Shqipëri- Rusi që përfundoi me rezultatin 3-1. Për këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua i dyshuar si autor Lavdërim Tufa.

Ndërkaq me 25 prill të vitit 2013, në Fushë- Krujë, Florind Kadiu 19 vjeçar, u qëllua me thikë, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve Real Madrid - Borusia Dortmund. Për ngjarjen u arrestua si i dyshuar Durim Xaka.

Share This Video


Download

  
Report form