TIRANE - I shoqëruar nga dy ambasadorët e Italisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me shifra të raporteve të pavarura lumit të akuzave të përditshme të opozitës, se qeveria është e lidhur me trafikun e drogës.
Nën moton ?Antidroga, një histori suksesi?, Policia e Shtetit publikoi rezultatet e aksionit mbarëkombëtar kundër lëndëve narkotike. Salla e Pallatit të Kongreseve ku mbajtën fjalë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më i ?shigjetuari? nga sulmi i PD-së, kryeministri Rama, kryepolici Haki Çako dhe dy ambasadorët Massimo Gaiani e Donald Lu , ishte e mbushur me efektivë policie.
Duke ju referuar raportit të Guardia di Finanzias, shefi i mazhorancës vuri në dukje diferëncën e theksuar të kanabisit të asgjesuar nga ish-qeveria Berisha dhe nga qeverisja aktuale nën drejtimin e tij.
?Vetëm 7 % i gjithë sasisë së mbjellë është shkatërruar në 2013-ën, dhe pjesa më e madhe në 3 muajt kur ne morëm detyrën dhe e shpallëm këtë luftë, ndërkohë që janë 99.2 % (jo shifra të ministrit dhe qeverisë, se ne jemi kokë e këmbë të lidhur me krimin) këto janë shifrat e Guardia di Finanzias që këto fotografi ajrore i kishte edhe në 2011-2012-2013, jua vendoste përpara të gjithëve atyre që ministri përmendi si ministra të Brendshëm ata para jush janë askush. Në gjuhën e tyre do të thuhej flinin mbi kanabisin?, u shpreh Rama.