Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Helmut Hoffman bëri thirrje për të pastruar sistemin e drejtësisë nga mollët e kalbura. Nga ana tjetër ai bëri një apel; nëse nuk kryhet reforma tani, do të humbasim 10 vjet kohë.
Helmut Hoffman: Duhet të fokusohemi në dy drejtime pjesa e parë është shërbimi civil dhe shërbimi publik, sepse këtu është bërë një zakon i vazhdueshëm që ndryshohet stafi në shërbimin civil dhe pjesa e dytë është reforma në drejtësi, sepse të gjithë e dinë problemin në drejtësi.
Nuk është e nevojshme të them se cdo përparim i Shqipërisë drejt BE ka të bëjë me reformën ne drejtës. Edhe kancelarja Merkel është marrë personalisht me cështjen e refomës në drejtësi.
Unë jam dakord me termin tuaj, ?mollë e kalbur?. Shumë norma dhe ligje ju duhet të modifikoni. Unë uroj që të gjendet mënyra që të pastrohet sistemi nga këto mollë të kalbura. BE luan një rol të rëndësishëm në këtë reformë dhe nëse do ta humbisni këtë mundësi tani, keni për ta humur për një kohë të gjatë dhe nëse nuk e kryeni këtë reformë tani e keni humbur mundësinë për 10 vjet. Të gjithë duhet të kontribuojnë edhe minoranca edhe mazhoranca, zgjidhja më e mirë është të diskutohen problemet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hoffman-pastroni-sistemin-nga-mollet-e-kalbura-nese-skryeni-reformen-do-humbni-10-vjet/