Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Postribës në Shkodër kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj punimeve që kryen një firmë italiane e cila kërkon marrjen e gurëve të kalasë 2700 vjecare në fshatin Krahtul
5 muaj pas protestës së parë banorët theksojnë se dëmet që po shkaktohen nga makineritë e tonazhit të rëndë janë të mëdha, ndërsa tregojnë hartën që dëshmon vlerat e rralla të zonës.
Me dëmtimin e gurëve, zhduket një pjesë e vyer e historisë. Veç gjurmëve të qytetërimit Ilir, kalaja e Krahtulit ka një sërë vlersh pasi ndodhet në një zonë të pasur arkeologjike ku ekzistojnë edhe disa shpella që mbartin histori shekullore. Në muajin prill, banorët firmosen një peticion me 261 firma, por duket se kërkesa për ruajtjen e vlerave historike të zonës nuk është marrë në konsideratë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/firma-merr-guret-e-kalase-se-krahtulit-banoret-e-postribes-protestojne/