Mat, asgjesohen 1200 rrënjë bimë kanabis në toka pa pronarë

Report TV 2015-09-15

Views 6

Vazhdon operacioni i Policisë së Shtetit kundër kultivimit të lëndëve narkotike.Këtë të martë Policia e Matit ka asgjësuar 1200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në zonën e Bazës në Bashkinë e Matit. Lënda narkotike ishte mbjellë në një toka pa pronar dhe kultivuesit prej disa kohësh qëndronin në zonë për tu kujdesur për bimën.

Policia ka gjetur në afërsi të parcelave enë kuzhine, të cilat përdoreshin nga autorët për tu ushqyer gjatë kohës së qëndrimit në këtë zonë.Po ashtu policia gjeti e sekuestroi edhe mjete të tjera që shërbenin për vaditje, një elektropompë që transportonte ujin dhe një gjenerator.

Efektivët e policisë gjyqësore kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve të kultivimit të kësaj sasie lënde narkotike. Ndërsa më herë policia e Matit zbuloi një tjetër sasi kanabisi në zonënë e Ulzës.

Share This Video


Download

  
Report form