A1 Report - Operacioni anti-kanabis në Shkodër Asgjësohen 53 parcela me 7 943 bimë

Report TV 2015-09-04

Views 7

SHKODËR ? Në ditën e dy të operacionit anti-kanabis në Shkodër, forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në fshatrat Kasnec, Mgulle, Xhan, Pog dhe Kir të njësisë administrative Pult.

Gjatë punës në terren të 400 forcave të policisë të ndarë në 25 grupe, janë evidentuar 53 parcela me 7 943 bimë.

Në operacion veprojnë forcat speciale RENEA, FNSH-të dhe efektivë të Komisariatit Shkodër. Gjatë ditës së djeshme, u asgjësuan edhe 32.676 rrënjë kanabis në këtë zonë.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai në një lidhje telefonik për A1 Report u shpreh se, operacioni ishte i vështirë pasi terreni ishte i thepisur dhe zonë e pyllëzuar.

Edhe pse gjatë operacionit në Shkodër nuk është arrestuar asnjë kultivues narkotikësh, Mullai tha se policia gjatë këtij viti ka arrestuar 260 persona, 173 më shumë se vitin e kaluar.

Mullai bëri me dije se kultivimi i bimëve narkotike në tokë me pronarë ka çuan ë arrestimin e tyre, por në ato pa pronarë ka qenë i vështirë evidentimi i kultivuesve.

Share This Video


Download

  
Report form