Legalizimet, Lame:Jemi në rrugë të mbarë, kemi arkëtuar 160% të planit

Report TV 2015-09-15

Views 1

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI) ka tejkaluar planin e saj vjetor të mbledhjes së të ardhurave dhe pret që deri në fund të vitit 2015 të realizojë 160 % të planit vjetor.

Lajmin e bëri të ditur, Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, gjatë një deklarate për shtyp, ku njoftoi se puna e bërë nga qeveria ka dhënë rezultate mjaft të mira. ?Ky është një proces i gjatë, një reformë që legalizon ndërtimet e bëra në gjithë territorin e vendit?, tha Lame.

Sipas tij, plani vjetor është tejkaluar. ?Gjatë periudhës maj-dhjetor 2014 u grumbulluan 57 milionë lekë të reja, teksa në periudhën janar- gusht 2015 u grumbulluan 1.4 miliard lekë të reja, pra një rritje e jashtëzakonshme?. Po ta krahasojmë me planin vjetor, që ishte 1 miliard lekë të reja, kemi një rritje prej 140%, ndërsa në fund të këtij viti kalendarik shpresojmë që kjo rritje të arrijë deri në 160 %?, tha Lame, gjatë deklaratës së tij për shtyp.

Sipas Lames, drejtoritë që kanë sjellë prurjet më të mëdha janë Tirana, Durrësi, Vlora e Fieri. Lame tha se arsyeja kryesore që ka sjellë këtë rritje janë lehtësitë e ofruara nga qeveria. ?Një prej elementëve thelbësor në procesin e legalizimeve ka qenë dhe mbetet koordinimi i procesit të legalizimeve me atë të kompensimit të ish-pronarëve, që i është dhënë trualli nga këto ndërtime pa leje. I vetmi detyrim që i mbetet qytetarëve që kanë ndërtuar në truall shteti ose pranë është vetëm pagesa e truallit. Në këtë pagesë qytetarët përfitojnë një sërë uljesh, pasi çmimi i truallit llogaritet deri në 2 mijë lekë për metër katror, pavarësisht çmimit të tregut, që ka ky truall. Qytetari përfiton 20% ulje kur pagesa bëhet e menjëhershme, 50% kur pagesa bëhet me letra me vlerë..etj?, tha Lame, i cili shtoi se paratë e arkëtuara shkojnë për pronarët e shpronësuar.

Share This Video


Download

  
Report form