GJERMANI - 100 piktura të kryeministrit shqiptar Edi Rama ekspozohen prej të premtes në galerinë e artit ?Kampl Gallery? në Munih të Gjermanisë, duke iu prezantuar kështu publikut gjerman me një tjetër dimension të tijin.
Në çelje të ekspozitës gjatë një diskutimi të hapur është prezantuar rrugëtimi paralel i një politikani dhe një artisti. Politika dhe shërimi i plagëve ekonomike dhe sociale përmes së bukurës që lanë shenjë fillimisht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ishin një pjesë e interesit dhe pyetjeve të të ftuarve për kryeministrin.
?Në Tiranë ishte një moment shumë fantastik, sepse ishte gjithçka për t?u bërë nga e para. Situatat e vështira janë shumë interesante, sepse të krijojnë kushtet të bësh diferencë. Por nuk ishte një operacion artistik, ishte thjesht një operacion politik, po me ngjyra, jo me fjalë,? ? e vlerësoi Kryeministri, atë periudhë.
Kryeministri Rama shpjegoi se pikturat janë pjesë e tavolinës së tij të punës dhe procesi i krijimit është i pavarur nga procesi i mendimit.
Njëri nga kuratorët e ekspozitës në përfundim të kësaj bisede e mbylli me këtë urim.
?Vazhdoni të punoni si Kryeministër, po ashtu siç keni punuar si kryetar bashkie, në mënyrë që njerëzit të mund ta ndërtojnë jetën e tyre private me momente lumturie. Ne personalisht, ju urojmë dhe dëshirojmë që në ardhmen t?ju përshëndesim si anëtarë të Bashkimit Europian.?
Pas ekspozitës në Berlin pikturat e Edi Ramës qëndrojnë të ekspozuara tashmë në Munih. Në çeljen e kësaj ekspozite merrnin pjesë, artistë, gazetarë, kritikë arti, koleksionistë, por edhe politikanë.