Raunig: Raporti sekret i OSBE? Keqardhje për manipulimin politik

Report TV 2015-09-12

Views 5

KORÇË - Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, ka reaguar nga Korça lidhur me lajmin e publikuar në disa media për një raport të brendshëm të organizatës ku flitet për lidhjet e fshehta mes politikës dhe biznesit. Ambasadori Rauning shprehu keqardhje që ky informacion është bërë objekt i keqinterpretimeve dhe manipulimeve politike. Sipas tij raporti nuk përfaqëson politikën e OSBE, pasi informacionit ishin grumbullime nga raportimet e mediave.

?Lidhur me informacionin e paautorizuar dhe çorientues të marrë nga një material informues i brendshëm i Prezencës së OSBE-së, dëshiroj të shpreh keqardhjen tonë që ky informacion u bë publik - pa autorizim - dhe objekt i keqinterpretimeve dhe manipulimeve politike. Lejomëni ta shpjegoj qartë: informacioni i botuar nuk përfaqëson as politikën e OSBE-së apo pikëpamjen tonë zyrtare, as nuk përbën një vlerësim apo gjykim dhe as nuk ka shërbyer si bazë për raporte të tjera. Dëshiroj të përsëris se përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik?-tha Rauning.

Sipas ambasadorit, OSBE nuk ka verifikuar informacionin e përdorur në këtë raport, pasi qëllimi i vetëm ishte pasqyrimi i pretendimeve që bëhen në media, e jo përcaktimi i të vërtetës.

Një ditë më parë, në një njoftim për media, OSBE sqaroi se kjo përmbledhje bazohet në informacionet që raportojë mediat në Shqipëri, pa marrë parasysh vërtetësinë e këtyre raportimeve, të cilat nuk pasqyrojnë qëndrimin zyrtar të organizatës. Raporti i bërë publik në media flet për rreth 31 deputetë të parlamentit që akuzohen se kanë lidhje me biznesin. Në raport flitet dhe për kryeministrin, Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Për kryeministrin Rama thuhet se fsheh pasurinë në SHBA përmes vëllait të tij, Olsi Rama. Për Metën thuhet se ka interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjetikë. Kurse për Berishën thuhet se përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazliç.

Ambasadori ishte i pranishëm në përurimin e dy zyrave për komunikimin e deputetëve me zgjedhësit në Korçë së bashku me nënkryetarja e kuvendit, Valentina Leskaj dhe deputetin Taulant Balla. Kjo iniciativë është mbështetur nga OSBE në kuadrin e ndërtimit të urave mes parlamentit dhe shoqërisë civile, ?, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Gjatë përurimit të tyre, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, foli për rëndësinë e afrimit dhe komunikimit të zgjedhësve me deputetët. Ajo falënderoi Prezencën e OSBE-së për rolin e saj, jo vetëm me projekte të veçanta, por për kontributin konstant për të krijuar një parlament të demokracisë funksionale. Kryetari i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo, deputetët e qarkut Gjergji Papa dhe Ilirian Pendavinji gjithashtu falënderuan OSBE-në për kontributin e saj përmes disa projekteve të zhvilluara në Korçë.

Share This Video


Download

  
Report form