Drite jeshile për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi

Report TV 2015-09-12

Views 6

PRESHEVË - Disa nga partitë politike shqiptare në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës kanë mbajtur seancën e kuvendit të këshilltarëve shqiptarë dhe kanë miratuar vendimin për themelimin e asociacionit të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës. Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ka miratuar vendimin i cili përbëhet prej 11 pikave në të thuhet se ?duke u bazuar në deklaratën universale për të Drejtat e njeriut (1948), Konvetën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Lirive Themelore dhe protokolet e saj, Konvetën për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Marrëveshjen e Konçulit të vitit 2001, platformës politike të Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës më 14 janar të vitit 2006, Rezolutën e Kuvendit të Kosovës më 31 janar të vitit 2013, veçmas pikën 6.

Mospërfshirejen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtarë në Bruksel, Përkeqësimin e vazhdueshmë të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si në fushën e sigurisë dhe gjyqësorit, arsim dhe informim, gjendjes ekonomike sociale, përdorimit të simboleve kombëtare dhe të tjera, Mungesën e gatishmërisë së Beogradit për zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës sipas masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës më datë 9 mars të vitit 2013, nënshkrimin e marrvëshjeve në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit në gusht të vitit 2015, Deklaratën e kryeministrit shqiptarë pas takimit me homologun e tij serb lidhur me vendosjen e reciprocitetit në mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Duku u bazuar në vendimet e deritanishme të bisedimeve të qeverive të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Brukselit, në të cilat bisedime janë anashkaluar në tërësi problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ku nuk janë marrë parasysh kërkesat tona legjitime mbi të drejtat tona kolektive dhe individuale?, thuhet në vendimin e miratuar nga këshilltarët.

Prej 74 këshilltarë në sallë janë 43 të pranishëm, nismën e bojtkotojnë Partia për veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, njëherit edhe kryetar i komunës së Preshevës fjalën e tij tha se ?Kjo nismë nuk paraqet asgjë tjetër vetëm se një reciprocitet në të drejtat e njëjta të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë, të njëjtat të vlejnë edhe në Luginën e Preshevës?.

Gjendja është e qetë, me ç?rast nuk ka prezencë të forcave të rendit rreth objektit të kuvendit komunal. Nuk shihen njerëz nëpër rrugët e qytetit porse ka një interesim të madh të mediave nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Beogradi

Share This Video


Download

  
Report form