Rama në Bavari: Bashkëpunimi me potencial të jashtëzakonshëm

Report TV 2015-09-11

Views 9

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë ditës së premte zhvilloi një takim zyrtar me homologun e Bavarisë, Horst Seehofer. Ecuria e procesit të Berlinit si dhe hapat e ndërmara nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian ishin kryefjala e bisedimeve mes Ramës dhe kreut ekzekutiv të Landit të Bavarisë.

?Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria në një kohë të parashikueshme të ketë një perspektivë drejt Europës dhe drejt BE" - u shpreh Horst Seehofer.

Kryeministri Seehofer, në fund të takimit theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bavarisë janë të shkëlqyera dhe u shpreh i gatshëm për të vizituar vendin tonë.

?Shqipëria dhe Bavaria kanë marrëdhënie politike dhe ekonomike të shkëlqyeshme. Për këtë arsye unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit, i cili na vizitoi sot, në mënyrë që ne t?i thellojmë marrëdhëniet që kemi. Ai më ka ftuar në Shqipëri dhe e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do ta vizitoj këtë vend ? -u shpreh Horst Seehofer.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi së bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit profesional është shumë i rëndësishëm për faktin se vendi ynë ka implementuar sistemin dual të edukimit. Gjatë takimit dy kryeministrat theksuan se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Rama-Seehofer është takimi i parë i një kryeministri shqiptar në Landin e Bavarisë.

Share This Video


Download

  
Report form