Profili i deputetit socialist Armando Prenga, dhe akuzat e PD ndaj tij - Ora News- Lajmii fundit-

Ora News Lajme 2015-09-05

Views 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Armando Prenga është deputet i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë.
Ai ka qenë deputet në dy legjislaturat e fundit. Prenga lindi më 26 qershor të vitit 1974 në Lac. 41 vjecari përfundoi studimet në Fakultetin Juridik dhe sipas të dhënave nga Kuvendi i Shqipërisë ka kryer punën e juristit në aktivitete private. Prenga është anëtar i Grupit parlamentar të Partisë socialiste dhe anëtar i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Prenga ka qenë një ndër doputetet e akuzuar nga opozita për lidhje me aktivitete kriminale.
Ai u përfshi në sherrin me deputetin demokrat Gent Strazimiri në ambientet e kuvendit, për të cilin iu dha masa e ndershkimit me 10 ditë jashtë parlamentit.
Në prill të këtij viti, Partia Demokratike nëpërmjet drejtorit të Departamentit për Sigurinë, Bashkim Shehu akuzoi kryeministrin Edi Rama se i dha me tender lagunën e Patokut vëllait të deputetit Armando Prenga.
?Dhënia e lagunës së Patokut, një prej pasurive kombëtare, vëllait të deputetit Armando Prenga, është padyshim thellimi i inkriminimit. Armando Prenga për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv dhe në kurriz të dhjetëra peshkatarëve që mbanin familjet e tyre deri më sot me këtë aktivitet në lagunën e Patokut. Ky është një rast i pastër i gërshetimit të lidhjeve kriminale me korrupsion e biznes qeveritar?, deklaroi Shehu në prill të 2015.
Këto akuza u cilësuan politike nga mazhoranca dhe vetë deputeti socialist Prenga.



Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-deputeti-i-ps-se-armando-prenga-basha-plagosi-4-persona-ne-policine-e-lacit/

Share This Video


Download

  
Report form