A1 Report - Sonte Shqipëria “finale” me danezët për kualifikimin direkt

Report TV 2015-09-04

Views 5

Sonte në 20:45 Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e kthimit përballë Danimarkës në Kopenhagen, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2016. Sfida është si një ?finale? për dy ekipet, pasi do të vendosë shumë për fatet e vendit të dytë në grup, pasi Shqipëria dhe Danimarka kanë nga 10 pikë të dyja dhe nordikët janë të dytët në grup vetëm për faktin se danezët barazuan 1-1 në Elbasan me gol në fushë kundërshtare.

Debati për biletat që kanë blerë shqiptarët për të ndjekur ndeshjen ka marrë fund me vetëm 40 bileta të dorëzuara nga 4 mijë pas thirrjes së federatës daneze, por a do të ketë apo jo tifozë që nuk do të lejohen në stadium do të shikohet sonte.

15:10 Cani i uron fat kombëtares
Sulmuesi i kombëtares, Edgar Çani në mungesë të grumbullimit u ka uruar fat kuqezinjve përmes rrjetit sociale Facebook.

?I uroj një ndeshje të mirë miqve të mi sot në sfidën me Danimarkën. Uroj që të dilni me një rezultat pozitiv dhe të vazhdojmë në endrrën e ?Euro2016?shprehet ai.
?

15:15 Meha: Jam pranë me zemër
Humbja më e madhe e kombëtares është Alban Meha, shkaqet e vërteta nuk dihen, por tekniku është mjaftuar me idenë se nuk është aktivizuar shumë minuta.

Megjithatë heroi i ri në Turqi pas golit me Gallatasarain shprehet se edhe pse jam larg, me zemër jam pranë kombëtares.

?I uroj Kombëtares Shqiptare shumë suksese në përballjen me Danimarkën dhe Portugali. Shpresojmë se do të fitojmë. Edhe pse jam larg, me Zemër jam pranë jush. Forca Shqipëria? shprehet ai.

15:30: Curri: Na bëni krenar çuna
Debatik Curri për fat të keq u dëmtua vetëm pak ditë para ndeshjeve të shtatorit duke humbur edhe ndeshjet e tetorit me kombëtares.

Mbrojtësi kosovar përmes një urimi për shokët e ekipit shkruan ?I uroj Kombëtares shumë suksese në përballjen me Danimarkë dhe atë me Portugalinë.

Na bëni Krenar Cuna?.


15:30 Rama: Doja t?u ndihmoja, por...
Ashtu sikur edhe Meha, Valdet Rama nuk u ftua nga De Biasi për sfidat e shtatorit.

Mungesën e ftesës mesfushori e ka përjetuar jo mirë, pasi shprehet se kisha dëshirë që të ndihmoja kombëtaren, por....

?Jam i zhgënjyer nga fakti që nuk jam grumbulluar në Kombëtare. Do të kisha dëshirë të ndihmoja Shqipërinë me paraqitjet e mia edhe në këto dy sfida. Gjithsesi për momentin e rëndësishme për mua është që jam rikthyer të luaj me Munich 1860. Nuk më mbetet gjë tjetër vecse të fitoj sa më shpejt formën time më të mirë?deklaron ai.

15:40 Bendtner: Shqiptarët, të palodhur
Sulmuesi kryesor i ekipit të Danimarkës, Bendtner u frikësohet shqiptarëve në përballjen e sotme duke kërkuar përqendrim maksima.

?Shqiptarët janë shumë kompaktë në të gjithë ekipin, rendin pa u lodhur pas topit, kështu që Danimarka duhet të ketë durim dhe të gjejë mënyrën më të mirë për të krijuar shanse shënimi,

thotë lojtari i Volfsburgut, që e kujton mirë ?darën? në të cilën u gjend ndeshjen e parë, kur ekipet u takuan vjeshtën e kaluar në ?Elbasan Arena?, në një deklaratë për ?dr.dk?.

Share This Video


Download

  
Report form