A1 Report - Ministri Cani shpreh shqetësimin "Kemi probleme, inflacioni 1.3%"

Report TV 2015-09-04

Views 0

TIRANË - ?Kemi probleme me inflacionin. Aktualisht ai është në shifrat 1.3 për qind?. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pranuar këtë shqetësim ndonëse shprehu se niveli ekonomik po shkon drejt parashikimeve. Në lidhje me Eurobondin ai u shpreh para gazetarëve se shteti i ka paratë për ta shlyer në nëntor.

Këto deklarata ministri Cani i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe për ngritjen e kapaciteteve për analizat financiare, mbështetje e qeverisë zviceriane. Ajo konsiston në përmirësimin e programeve kompjuterike të menaxhimit të borxhit, analizës financiare si dhe trajnimin e stafit.

Ambasadori zviceran Graf deklaroi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të përmirësojë kapacitetet publike

?Faktorë të jashtëm janë në veprim si recensioni global ekonomik, por edhe situata ekonomike në Europë. Shqipëria ka nevojë për një kuadër të mirë për menaxhimin e borxhit .Shuma e dhuruar eshtëe modeste 450 mijë dollarëe, por Zvicra është e përkushtuar për menaxhimin e financave publike. Ne kemi disa programe që mbështesin përmirësimin e treguesve makroekonomik në Shqipëri?, - u shpreh Graf.

?Falënderoj partnerët ndërkombëtar që nuk kanë reshtur së na mbështetur. Ministria e Financave ka një program deri në 2020 për përmirësimin e financave. Kemi bërë ndryshime drastike. Financat publike kanë marrë një zhvillim të madh. Shumë sisteme po përmirësohen, edhe sistemi i thesarit. Ky grant, kjo shumë e dhuruar nga qeveria zvicerane shkon në mbështetje të përmirësimeve të borxhit publik. Është një update i sistemit aktual që kemi?, tha Cani.

Share This Video


Download

  
Report form