A1 Report - Apartamentet e reja bosh,Veliaj: Ulni çmimet ose vendosim taksën

Report TV 2015-09-01

Views 2

Kreu i Bashkisë Veliaj gjatë ceremonisë së shpërndarjes së 30 banesave të para sociale në zonën e Shkozës ai ka shfrytëzuar rastin që t'i bëj thirrje dhe gjithë ndërtuesve që të kontribuojnë në lehtësimin e çështjes së strehimit në Tiranë, duke i ftuar ata që të ulin çmimet e apartamenteve stok. Në të kundërt ai ka bërë të ditur se Bashkia që ai drejton do të përdorë mekanizmat ligjor për ti detyruar ata që të ulin çmimet sipas kërkesave të tregut.

"Dua ti bëj një apel ndërtuesve dhe shoqatës së ndërtuesve në Tiranës. Kjo që po bëjmë nuk mjafton ndaj i kam bërë thirrje shoqatës së ndërtuesve të ulin çmimet e apartamenteve të pa shitura. Ka disa gjera që shteti mund ti bëj që ti detyrojë privatët ti binden rregullave të tregut. Për këtë arsye ne do propozojmë që në Këshillë Bashkiak që të paguhet taksa e pronës edhe për apartamentet e pa shitura. Nëse vendosin të mos ulin çmimet, atëherë të përgatiten të paguajnë taksën e pronës. Është e vetmja mënyrë se si ne mund ti kërkojmë ndërtuesve të ulin çmimet?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form