Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E ndersa qeveria rendit priroritetet e saj ekonomike mes tyre edhe zonat e lira mes tyre ate te Spitalles, ekspertet nxitojne ti kujtojne se keto praktika ne Shqiperi kanë deshtuar per dy dekada me radhe. Eksperti Zef Preci sheh si shkak mungesen e investitoreve serioze dhe aferat e pushtetit me bizneset prane tij.
Zonat e lira ekonomike në Shqipëri kanë dështuar për 20 vite me radhë si pasojë e mungesës së investitorëve seriozë. Eksperti Zef Preçi vlerëson këtë nismë si një mundësi për të zhvilluar ekonominë por njëkohësisht ngre si shqetësim favorizimet që i bëhen bizneseve pranë qeverisë.
Zef Preçi: Qeveritë shqiptare të pas ?90 kanë dështuar të gjitha në promovimin e zonave të lira ekonomike, për të mos thënë tjetrën që në kushtet e sotme kur është sofistikuar shumë lidhja midis biznesit të madh, oligarkisë me pjesën politike.
Eksperti Preçi deklaron se ngritja e zonave të lira ekonomike, ku biznesve i ofrohen lehtësira fiskale dëmton konkurencën duke e rritur më shumë korrupsionin dhe informalitetin.
Zef Preçi: Problemi i konkurrencës është akoma më shqetësues sepse çfardolloj diferencimi, duke filluar me diferencimet në taksa, me ndarjen e taskaës së tatimit mbi fitimin con në evasion, çon në korrupsion
Në dispozicion të bizneseve janë vendosur tre zona të lira ekonomike, në Spitallë, Vlorë dhe në Koplik. Investitorët që do të bëhen pjesë e këtyre zonave do të kenë përjashtim nga disa taksa midis tyre nga TVSH si dhe do të paguajnë 50% më pak tatim fitim.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/zonat-e-lira-ekonomike-eksperti-projekti-ka-deshtuar-ska-investitore-serioze/