FUSHË KRUJË- Fushë Kruja vijon të mbetet një ndër qytetet më të ndotura në vend.
Përveç fabrikës së ciemntos dhe guroreve Fushë-Krujës i është shtuar edhe një tjetër ndotës i klasit të parë.
Një fabrike që merret me prodhimin e materialve për asflat dhe prodhime betoni ka filluar aktivitetin e saj në fshatin Kmaberas.
Djegia e materilave të ndryshme shkakton ndotje të konsiderueshme në këtë zonë, ndërsa këto pamje nuk kanë nevojë për shumë koment.
Myzejen Varoshi shefe e shërbimit të pneumonisë në spitalin e Krujës pohon se prej vitesh ka një shtim të numrit të personave të prekur nga sëmundje të ndryshme për shkak të ndotjes.
?Cilësia e ajrit që ne thithim në përgjithësi ndikon në gjëndjen shëndetësore të të gjithë organizmit në përgjithësi dhe sidomos të rrugëve të frymëmarrjes. Ndotja e ajrit ndikon drejtëpërdrejt në bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes sidomos për pacientët që vuajnë nga problemet e alergjisë apo pacientet kronike me sëmundjet pulmonare?, - tha Varoshi.
Deri më tani inspektoriati I mjedisit nuk është vënë ende në lëvizje për këtë situatë të krijuar.