Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak ditë pas shembjes së kishës së Shën Thanasit në Dhërmi prezantohet projekti për rindërtimin e kishës.
Ministri i Mirqënies Sociale Blendi Klosi së bashku me kreun e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro publikuan projektin gjatë takimit me banorët në rrënojat e kishës. Ministri zbuloi se në këtë vend pasi u diskutua me stidiues, arkeologë dhe arkitektë u vendos të rindërtohet objekti i Kultit, aty ku ndodhet varri i murgut bazilian Nilo Katalano.
Blendi Klosi: ?Dalin në pah objekte të trashëgimisë kulturore, siç është objekti kaq shumë i diskutuar i cili dëshmon një traditë shumë të vjetër të kësaj zone?
Projekti bazohet te kisha e vjetër e ?Shën Thanasit? e shembur në vitin 1973.
Jorgo Goro: ?Ka gati një muaj që po merremi me punimet për të zbuluar rrënojat e kishës së vjetër, me trashëgimi kulturore me vlerë të madhe historike dhe shumë shpejt, kjo ndertesë nuk lejonte vazhdimin e punimeve. Shumë shpejt do të zbulohen të gjithë objektet dhe rrënojat dhe do kemi mundësinë të bëjmë objektin përfundimtar të Kishës së arëhershme?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kishe-tjeter-per-ortodokset-ja-si-do-ringrihet-shen-thanasi/