?Nëse Europa vepron në Ballkan vetëm taktikisht, mund të ndodhin përsëri gjëra të këqija?. Deklarata vjen nga kryeministri Rama për prestigjozen austriake Der Standard. Në një intervistë të gjatë kryeministri Rama deklaroi se Europa e ka humbur rrugën e saj në të qenit strategjik. Kjo ishte përgjigja e kreut të qeverisë në lidhje me pyetjen mbi projektin e autostradës Beograd-Durrës.
Pyetjes sa shqiptarë largohen për shkaqe ekonomike dhe kërkojnë në azil në Gjermani kryeministri rikonfirmoi se shumica e tyre vijnë nga Greqia
?Ata kanë banuar atje për vite të tëra si emigrantë dhe përpiqen tashmë në Gjermani. Natyrisht që vijnë disa edhe nga Shqipëria, Serbia ose Kosova. Këta njerëz kërkojnë më shumë. Për këtë shkak na duhet ndihmë. Ne nuk jemi magjistarë dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë realitet dhe të realizojmë që njerëzit të ndihën mirë, nëse ata shohin në televizor dhe vënë re si jetojnë europianët në BE, nëse përdorim buxhetet tona të vogla. Cilëndo mrekulli që ne të bëjmë, ne nuk mund të realizojmë çudinë, nëse nuk ndihmohemi në mënyrë të vazhdueshme nga Europa. Europa na ndihmon neve më mirë këtu se sa njerëzit të shkojnë atje.?- tha Rama. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/rama-per-der-standardbe-te-behet-strategjike-rrezikohen-gjera-te-keqija-312012.html#sthash.CFMO27F9.dpuf - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/rama-per-der-standardbe-te-behet-strategjike-rrezikohen-gjera-te-keqija-312012.html#sthash.CFMO27F9.dpuf