A1 Report - Moikom Zeqo: Ju rrëfej kush ishte Nilo Catalano

Report TV 2015-08-31

Views 1

Kam disa kohë që lexoj dhe rilexoj veprat e një dijetari të mrekullueshëm, që ka vdekur në Himarë më 3 qershor më 1694. Është fjala për Nil Katalanin (italisht : Nilo Catalano). Nil Katalani ka qenë italian. Ka lindur më 1637-n në fshatin e Sicilisë, të quajtur Terra Di Massa. Në moshën 22- vjeçare veshi petkun e murgut bazilian në manastirin e famshëm të Grotaferrates afër Romës.

Në këtë manastir në shekuj meshonin arbëreshë. Më 1995-n unë e kam vizituar manastirin Grotaferrates, e kam takuar gjithashtu priftërinj arbëreshë, si dhe dy studentë shqiptarë nga Vlora, që kishin ardhur këtu. Më vonë Katalani u dërgua në manastirin bazilian të fshatit Munxifci, ku jetonin arbëreshë si lektor dhe mësues i rishtarisë, por dhe vikar i abatit. Këtu ky italian i Sicilisë u natyralizua mrekullisht me gjuhën shqipe. Librat e Bogdanit, Budit dhe të Bardhit, krijuan një magji të pashtershme mbi personalitetin e tij.

Në moshën 48 vjeçe Katalani u rikthye përsëri në manastirin e rinisë. Ai nisi të shkruajë gjuhën shqipe me alfabetin tonë të vjetër të Veriut, alfabet i tipit latin, i ftillëzuar që nga Gjon Buzuku më 1555-n. Para vitit 1677 ai dërgohet nga Propoganda Fide në brigjet e Shqipërisë dhe konkretisht në Himarë. Aftësitë e tij të mëdha gjuhësore, karakteri i tij erudit, e bënë Katalanin drejtuesin e misionit bazilian në Himarë. Ai i dashuroi si askush shqiptarët dhe gjuhën shqipe.

Qe vetë Papa i Romës, që mori vendimin për ta çuar Katalanin në Shqipëri dhe madje e emëroi si Kryepeshkop të Durrësit më 4 janar 1693 në Kolegjin e Propagandës në Romë. Në ceremoninë solemne, mori pjesë dhe një nga kardinalët më të mëdhenj të kohës, i quajtur Barbarigo i Ri. Kështu Katalani nisi misionin e tij të pavdekshëm në Himarë. Kishte me vete një shqiptar, të quajtur Filothe Zasi, 16 vjet më të ri se veten. U nisën me anije nga Lece në Himarë. Katalani u vendos në Dhërmi ?vend i shëndetshëm dhe plot ujëra?, siç shkruhet në relacion.

Share This Video


Download

  
Report form