A1 Report - Berisha ne '06: Kush s'le punen te "internohet" ne zonat e thella

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Me marrjen e pushtetit Partia Demokratike nisi një fortune e të vërtetë shkarkimesh në administratë. Madje, edhe kur një person nuk largohej, apo nuk kishte bazë ligjore për t'i hequr, ata do të "internoheshin" deri sa të jepnin vetë dorëheqjen. Vendimet e transferimeve pa argument janë denoncuar shpesh gjatë qeverisjes së PD, por se në komisionin hetimor për shkarkimet në administratë të vitit 2005-2006, rezulton një urdhër me shkelje flagrante të Drejtorit të Përgjithshme të Tatimeve, Alfred Prifti.

Shkresat janë pjesë e raportit përfundimtar që ka marrë votat e PD-së në atë kohë në pushtet. Furtuna e ndërmarrë nga Prifti ka nisur që në muajt e parë të marrjes së detyrës. "Shqiptarja.com" zbulon dokumentin ku drejtori, urdhëron gjetjen e hapësirave për të shkarkuar punonjësit. Dhe kur nuk ka hapësira të tilla urdhëron, me shkrim të dedikuar në shkresë, transferimin e tyre në zonat sa më të thella. Kjo, duket, me qëllimin që personat e identifikuar për t'u hequr të japin vetë dorëheqjen nga pozicioni.

Urdhëri
Vetëm katër muaj nga marrja e detyrës së Priftit, rezulton të jetë kthyer një përgjigje, ku zyra juridike nuk gjen hapësira ligjore për shkarkimin e punonjësve. Shkresa mban datën 06.01. 2006, dhe kundërshton "urdhërin" e lirimit. Ndërsa, duke e kthyer mbrapsht argumentin e juristëve Prifti jep zgjidhjen "alla persekutim".

Duke iu drejtuar një prej drejtuesve të zyrës së tatimeve dhe drejtorisë së Burimeve njerëzore, me shkrim dore vendoset "Zt. Saba,
Në qoftë se personat e identifikuar nuk e ndjejnë në moralin e tyre që duhet të largohen, atëherë baza ligjore është transferimi në Tropojë, Has, Pukë, Ersekë, Përmet etj". Nuk qartësohet se çfarë cilësohet ndjenjë morale në shkarkim, por duke parë dhe dokumentet e tjera të paraqitura në komisionin hetimor, morali i referohet vetëm mbështetjes ose jo të Partisë Demokratike.

Argumentet
Titullari i tatimeve duket se i ka kërkuar zyrës juridike gjetjen e hapësirave për të shkarkuar një numër të caktuar punonjësish. Kjo dhe për shkak se nga burimet juridike përgjigja vjen pas një verifikimi të emrave. Çka nënkupton dhe një paramendim të veprimit.

"Sipas porosisë suaj pasi ju drejtuam me shkresë sektorit juridik, për të bërë të mundur gjetjen e një baze ligjore në lidhje me sistemimin e rasteve të familjaritetit në administratën tatimore, po ju informojmë se nga ky sektor na u refuzua kthimi i një përgjigje me shkrim dhe gojarisht, përgjegjësja e këtij sektori na komunikoi se në legjislacionin shqiptar në fuqi në asnjë moment nuk parashikohet diçka e tillë. Në këtë situatë, nga ana e drejtorisë sonë nuk mund të kryejmë asnjë lloj procedure të mbështetur në ligj", thuhet në përgjigjen zyrtare.

Por duket se përgjigja nuk ka kënaqur drejtuesit e tatimeve, të cilët kanë nisur persekutimin në zonat e thella.
Gjithashtu, sipas raportit të komisionit, vetëm në dhjetë muajt e parë të qeverisjes "Berisha 1" janë hequr nga puna plot 416 vetë. Ndërsa nuk është bërë e ditur se sa është numri i...

Share This Video


Download

  
Report form