Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisur nga situata shqetësuese e emigrantëve në kufi me Maqedoninë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se qeveria shqiptare po bashkëpunon me partnerët në rajon dhe BE dhe se janë marrë të gjitha masat në kufi për përballimin e çdo situate potenciale që lidhet me vendin tonë.
?Kemi marrë të gjitah masat për të përballur çdo lloj shqetësimi që mund të vijë nga kjo situatë? tha Tahiri.
Ministri qëndroi në një linjë me kryeministrin Rama duke deklaruar se shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë azil janë emigrantë shqiptarë me banim në vendet e BE-së që shpërnbulen në vendet të tjera. Madje solli dhe shifra
Saimir Tahiri: ? Nga analiza e të gjithë të dhënave e informacioneve që ka policia e shtetit dhe në shkëmbim intensive me informacionin që ofrojnë vendet partnere rezulton se shumica dërrmuese e shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil. Janë emigrantë shqiptarë me banim të përhershëm në një nga vendet e BE-së, pra emigrant shqiptarë me banim të përhershëm në një nga vendet e BE-së që shpërngulen nga ai vend për në një vend tjetër të BE-së apo në Gjermani.
Mjafton tu them se numri i daljeve të shtetasve shqiptarë në 7 muajt e pare të këtij viti nga pikat kufitare të shtetit tonë është rritur me 0.6 % në krahasim me një vit më parë. Kjo do të thotë se kërkesat për azil dhe shifrat e deklaruara nga Gjermania apo BE nuk korrespondojnë kërkund dhe nuk përputhen absolutisht me numrin total të shtetasev shqiptarë që kanë dalë nga pikat tona të kalimit kufitar. Rritja me 0.6 % me shifrat tona në pikat kufitare të vendit tone?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-mbron-ramen-shumica-e-azilkerkuesve-ne-gjermani-skane-dale-nga-shqiperia/