A1 Report - 'Shën Athanasi' Dhima: Shteti po lejon prishjen e një objekti fetar

Report TV 2015-08-22

Views 1

Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka denoncuar prishjen e Kishës së Dhërmiut nga punonjesit e Bashkisë së Himarës.Kisha shprehet se besimtarët u provokuan nga një incident i rëndë, shkaktuar nga struktura të pushtetit lokal me mbështetjen e organeve të rendit.

Thoma Dhima: Shteti po lejon prishjen e një objekti fetar
Zëvëndësi i Kishës Ortodokse shqiptare Thoma Dhima në një deklaratë për mediat u shpreh se "shteti po lejon të prishet një objekt fetar duke prishur kështu marrëveshjen që egziston mes shtetit dhe kishave sipas të cilit nuk mund të ndërhyhet në asnjë objekt fetar pa u njoftuar më parë ato. Sipas Dhimës objekti është prishur në vitin 1972 dhe më pas është ndërtuar sërish në 1992

Anëtari i Kishës Ilia Gjikopulli për A1 Report: Punonjësit e Bashkisë po punojnë hajdutshe
I kontaktuar për A1 Report Ilia Gjikopulli Anëtari i Korit të Kishës thotë se ndërhyrja në objektin e kultit ka qënë e panjoftuar më parë dhe krejt në mënyrë të fshehur nga ana e Punonjësvve të Bashkisë të cilët kanë qënë të pranishëm së bashku me disa persona të tjerë të cilësuar si arkeolog.Sipas tij vëndi në të cilin ndodhet kisha është vënd kulti 1000 vjet i lashtë ndërkohë që objekti është ndërtuar pas vitit 90? pasi më parë ai është shëmbur disa herë nga sistemi komunist i kohës.

?Pastrimi i territorit është bërë dhe bëhet vetëm nga arkeologët sepse kërkojnë objekte arkeologjike në të duke dëmtuar ikonat e besimit tonë.Objektet nuk do ti prekë askush,këta kanë vepruar fshehurazi,ktu ka patur punonjës të bashkisë por sapo kanë parë priftin janë larguar nuk kanë komunikuar me të?-shprehet Gjikopulli për A1 Report
Kreu i Bashkisë së Himarës i kontaktuar nga A1 Report mohon faktin se objekti është një kishë
Ndërkohë Jorgo Goro kreu i bashkisë së Himarës I kontaktuar nga televizioni A1 Report për këtë çështje ka pohuar se nuk merret më këtë problem pasi objeki në fjalë nuk është kishë. Ai ka refuzuar të japë shpjegime të tjera lidhur më këtë çështje si dhe me aksionin e inspektoriatit urbanistik vendorë

Artan Shkreli këshilltari i kryeministrit në analizën e tij për këtë ngjarje argumenton se ndërhyrja e INUV ka qënë e nevojshme pasi gjatë ndërtimit ka pësuar deformime nga projekti i saj
?Kisha historike e Shën Thanasit në Dhërmi, fatkeqësisht pëson deformime nga rindërtimi pa leje, duke detyruar INUV- in e Himarës të ndërhyjë. Kontestimi antiligjor dhe i paarsyeshëm që OMONIA po i bën ndërhyrjes së policisë ndërtimore, ka të bëjë me faktin se injorojnë historinë e këtij vendi.?Pos të tjerash, në këtë kishë u varros edhe misionari Nilo Katalano. ?Aty është varrosur braziliani Nilo Katalano, që hapi shkollat e para shqipe?

Share This Video


Download

  
Report form