A1 Report - Veliaj: Kush zë hapësirat publike gjobitet dhe paguan faturën e dëmit

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Individët dhe bizneset që dëmtojnë apo zënë hapësirat publike të qytetit do të gjobiten dhe njëkohësisht do të paguajnë për kthimin në gjendjen e mëparshme të tyre. Gjatë prezantimit të administratorit të njësisë nr. 6, Adriatik Merko, i shoqëruar edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi nismën për një paketë masash, e cila do t?i japë bashkisë autoritetin për të vendosur një sistem të ri ndëshkimesh në rastet kur prona publike vandalizohet, ndotet apo uzurpohet.

?Nga tani e tutje, Bashkia do të propozojë një paketë masash, ku individët që vandalizojnë, ndotin apo zënë hapësirat publike jo vetëm që do të gjobiten, por në të njëjtën kohë do të marrin përsipër të paguajnë edhe faturën e punës për ta sjellë në gjendjen e mëparshme hapësirën publike të zaptuar apo ku ishte ndërtuar pa leje?, u shpreh sot Veliaj. Sipas tij, është e pamundur që bashkia dhe njerëzit e ndershëm të këtij qyteti të paguajnë faturën për individët që vandalizojnë asetet publike të Tiranës.

Duke e vlerësuar të pafalshme faktin pse njerëzit e ndershëm, me taksat e tyre iu duhet të paguajnë edhe punën që nevojitet për të prishur ndërtimet pa leje apo për të liruar hapësirat e zëna publike, Veliaj theksoi se për këtë nismë do të bashkëpunojë edhe me Ministrinë e Brendshme.

Share This Video


Download

  
Report form