Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Kjo përformancë e dobët në mbledhjen e të ardhurave konstatohet nga Komisioni Europian në raportin për ekonomitë e Ballkanit. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti I ulët I tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat
Në një kohë kur rritja e taksave është përcaktuar si opsion për qeverinë në marrëveshjen me FMN-në, në rast se nuk përmirëson performancën fiskale, raportet e ndërkombëtarëve tregojnë se Shqipëria mbledh më pak taksa se të gjithë vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiperia-mbledh-me-pak-te-ardhura-se-rajoni-shkak-rendimenti-i-ulet-i-administrates/