Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari I PD Lulzim Basha apelon shumicën në pushtet të mos e miratojë nesër pr/ligjin për arsimin e lartë.
Në tryezën e organizuar për këtë çështje Basha tha se ligji nuk jep akses studimi për të gjithë dhe se mbështetet në klientelizëm.
Paralelisht me këtë tryezë në komisionin për cështjet sociale ministrja e arsimit mbrojti draftin i cili hasi në kundërshtime edhe nga deputeti i LSI, Petrit Vasili.
Nesër në orën 14:00 do të mblidhet grupi parlamentar për të vendosur në lidhje me qëndrimin që do të mbajë në seancën e pasdites ku do të hidhet për votim pr/ligji për arsimin e lartë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-mbledh-neser-grupin-basha-prligji-per-arsimin-e-larte-klientelist/