A1 Report - Seferi: Lirojmë hapësirat publike Nuk ka kompromis me shkelësit

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - ?Nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi me shkelësit e ligjit?. Ky është mesazhi i qartë që dha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në njësinë numër 5 në kryeqytet, aty ku vijon në ditën e dyte aksioni i Bashkisë për të liruar hapësirat publike nga zaptimi që bizneset i kanë bërë në mënyrë të paligjshme.

Ai tha se asnjë nga subjektet në këtë zonë nuk ka dokumentacion të ligjshëm.

?Nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi, çdo gjë që bëhet, bëhet duke u konsultuar me dokumentacionin paraprak që çdo subjekt paraqet, por ajo që është vënë re, në asnjë nga rastet nuk ka një dokumentacion konform ligjeve, ose janë të skaduar në datë, ose janë të vëna në mënyrë provizore në vitet e kaluara?, tha Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë shtoi se aksioni nuk përfshin vetëm rrugët kryesore, por edhe brendësitë e lagjeve, duke hequr prej tyre çdo pengesë që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. ?

?Siç e shikoni, Bashkia e Tiranës është duke punuar fort për lirimin e çdo hapësire publike të zënë në mënyrë të padrejtë dhe është një aksion që konsiston jo vetëm në akset kryesore por në të gjithë pjesët, rrugicat dhe hapësirat ndërmjet pallateve?, u shpreh Seferi.

Seferi ndoqi nga afër aksionin ku tha se Bashkia e Tiranës është e vendosur për t?i shkuar deri në fund betejës për të liruar rrugët, trotuaret dhe lulishtet. Ai tha se aksioni nuk është thjesht një fushatë, por është fillimi i një pune të përhershme e strukturave të Bashkisë së Tiranës për të kthyer normalitetin në çdo lagje të Tiranës.

?Nuk është vetëm një aksion por do të jetë puna e përditshme e bashkisë që sot e tutje. Në çdo njësi që hyjmë, në çdo bllok pallatesh, do të ketë patrulla të lëvizshme që do të verifikojnë çdo moment, çfarëdo lloj ndryshimi që do të ndodhë në mënyrë të kundërligjshme, ku kundravajtësit do të gjobiten?, tha Seferi.

Mëngjesin e hershëm të së shtunës, ishte kryebashkiaku Erion Veliaj i cili zbriti në terren në njësinë numër 5 ne zonen e ish-bllokut, ku drejtoi personalisht aksionin për të çliruar hapësirat publike.

Share This Video


Download

  
Report form