Partia Demokratike duke marrë shkas nga një raport për çmimin e naftës, ku Shqipëria rendit e nënta me çmimin më të lartë, shprehet se kjo vjen kryesisht për shkak të taksës ?Rama?. Koordinatorit Kombëtar për Ekonominë pranë PD-së, Mateo Spaho thotë se çmimi i lartë i naftës sjell efekt zinxhirë duke sjellë kosto shtesë për çdo produkt jetese.
?Qytetarëve shqiptarë po u kushton çdo ditë e më shumë çmimi në rritje i karburantit, një darë financiare që sjell rrënim e varfëri. Çmimi i naftës sot duhej të ishte të paktën 240 lekë më i lirë nëse nuk do të ishte taksa ?Rama?. Çmimi më i lartë i karburantit në rajon e më gjerë, ka sjellë për shqiptarët dhe kosto të tjera shtesë në çdo produkt e sektor të jetës që ndikohet nga transporti dhe prodhimi përmes naftës?, tha ai.
Spaho nënvizoi se, shqiptarët ?e paguajnë naftën afërsisht sa finlandezët, danezët e suedezët, kur dihet se të ardhurat tona janë disa herë më të ulëta se në këto vende? dhe kur ?çdo ditë dëgjojmë lajme për ulje te çmimit të naftës në Evropë e në mbarë botën, në Shqipëri ka vetëm rritje dhe ka raste kur çmimi shkon deri në 1900 lekë litri?.
PD denoncoi se, ?çmimit të lartë të naftës, i është shtuar edhe kontrabanda masive e miqve të kryeministrit që kanë përfituar deri në 100 milionë dollarë, para këto që kanë përfunduar në xhepat e qeveritareve te korruptuar, dhe jo në rrugë, shkolla, kopshte, rritje pagash e pensionesh?.