TIRANE - Qeveria vendosi të mërkurën, që shtetasit rusë të hyjnë pa viza në Shqipëri, gjatë periudhës 25 maj deri në 30 shtator 2014. Vendimi i qeverisë është edhe për shtete të tjera si Moldavia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Omanin dhe Kuvajtin. Por ky vendim ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.
Në një reagim telefonik për A1 Report, ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi ka pranuar se kjo është një praktikë e njohur por kur vjen puna te Rusia, për shkak te zhvillimeve me Ukrainën, këtë vit Bumçi ka theksuar se nuk duhet të ishin hequr vizat me këtë shtet. Sipas tij Shqipëria po sfidon SHBA dhe Europën e bashkuar, pasi këto të fundit kanë vendosur sanksione karshi Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.
Nga ana tjetër Ministria e Jashtme ka shpjeguar se kjo është një praktikë normale në prag të sezonit turistik që është ndërmarrë dhe nga qeveria e mëparshme. Sipas tyre kjo nuk ka fare të bëjë me sanksionet dhe nuk duhet ngatërruar.