Sipas policisë vajzat janë larguar në këmbë nga banesa e tyre në orët e vona të natës më 16 korrik dhe kanë fjetur në një hotel në Durrës. Një ditë më pas vajzat janë larguar me autobus në drejtim të qytetit të Vlorës. Fillimisht, motrat kane fjetur ne dy hotele, (18 deri me 22 korrik). Më tej kanë marrë një banesë me qira në katin e dytë të një pallati në lagjen "Osman Haxhiu" të qytetit bregdetar ku edhe kanë qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe kundrejt pagesës prej 130 mijë lekësh të vjetra.
A1 Report meson se personi që i ka treguar shtëpinë vajzave u ka thënë: Mos pini alkool, nuk lejohet muzika e lartë. Jashtë kamerës pronari i shtëpisë Ermal Shehu thotë se ato ju përgjigjën: Pa merak, duam vetëm një banesë ku të qëndrojmë. Sipas policise, vajzat dilnin pak nga banesa ku qëndronin dhe frekuentonin ambiente që kishte shumë njerëz më qëllim që të mos pikaseshin. Nje deshmitar tha per A1 Report se ditën e djeshme i ka parë motrat në nje supermarket duke blerë ushqime.
Fakti që zhdukja e tyre u përhap masivisht në media dhe opinioni publik u njoh me historinë e tyre, vajzat kanë menduar të ?maskohen? duke ndryshuar ngjyrën e flokëve, nga brune në bionde.
?Ndyshimet fizike të vajzave nga fotografitë e bëra publike kanë bërë që puna e Policisë të vështirësohej pasi indentifikimi i tyre ishte i vështirë?, - thotë policia në njoftimin e saj zyrtar.
Policia ka pasur një punë të vështirë për gjetjen e tyre, pasi edhe dëshmitë e personave të pyetur nuk kanë dhënë rezultat.
Letra që vajzat Kajtazi kishin lënë në shtëpi me fjalët: "Ta morëm hakun, shtëpinë e dogjëm, vajzat nuk i shikoni më?, sipas policisë është shkruar nga motra e vogël.
Disa media shkruan se vajzat shfrytëzoheshin nga një person i tretë në një lokal nate, por policia mohon çdo pretendim të tillë.