VLORË - Mbetet ende mister fati i 15-vjeçarit, Mateo Bejaj, i cili u zhduk mesditën e 16 korrikut të vitit 2011 në qytetin e Vlorës. Gjatë një bisede për A1 Report, familjarët e tij rrëfejnë ditën kur adoleshenti u zhduk dhe se si ka ndryshuar jeta e tyre që prej ditës kur Mateo nuk u kthye në shtëpi.
Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga zhdukja e 15-vjeçarit, Mateo Bejaj nga Vlora dhe ende sot e kësaj ditë familja apo organet e drejtësisë pavarësisht kërkimeve nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
Kamera e A1 report ishte në familjen e adoleshntit të humbur dhe nga një bisedë me familjarët e tij, këta të fundit nxjerrin në pah faktin që pas zhdukjes së djalit fshihet halla e tij. Ata e kujtojnë atë ditën kur Mateo nuk u kthye në shtëpi në një ditë vere, ndërsa bëjnë apel që ai të rikthehet në familje.
15-vjeçari, Mateo Bejaj u zhduk mesditën e 16 korrikut në vitin 2011 dhe deri tani askush nuk ka dijeni për vendodhjen e tij.