A1 Report - Ja në cilët bashki do të lejohen ndërtimet deri në pesë kate

Report TV 2015-08-22

Views 1

Pas pezullimit të lejeve të ndërtimeve në të gjithë vendin nga Këshilli Kombëtar i Territorit pak kohë më parë, tashmë qeveria përmes një vendimi lejon ndërtimet në 14 nga 61 bashki. Këto njësi vendore mund të japin leje vetëm për objekte deri në 5 kate. Ky vendim është pasqyruar në fletoren zyrtare.

Kështu sipas këtij vendimi 12 bashki të majta dhe dy të djathta, përkatësisht Tirana , Fieri, Durrësi, Himara, Berati, Lushnja, Mamurrasi, Rrogozhina, Vora, Fushë-Kruja, Kruja e Korça si dhe Kamza e Shkodra, do të kenë mundësi që të japin leje ndërtimi për objekte deri në 5 kate.

Për objektet që janë 6 kate osë më shumë njësitë vendore nuk mund të japin leje ndërtimi pasi në këtë rast lejen e jep vetëm Këshilli Kombëtar i Territorit.

Për këto 14 njësi vendore të sipërpërmendura, lejet për ndërtim apo zhvillim do të merren në shqyrtim nga autoritetet përgjegjëse vëtëm për zonat në të cilat janë miratuar dokumentet për planifikimin e territorit.

Vendimi përjashton ndërtimet në zonat bregdetare, ato me rëndësi kombëtare apo që janë pjesë e trashëgimisë kulturore e historike.

Po ashtu nga këto ndryshime përfitojnë ata që do të kërkojnë leje të posaçme për banesa individuale me sipërfaqe ndërtimi deri në 250m katrorë, si dhe shtesa në banesat ekzistuese.

Numrin më të madh të lejeve të ndërtimit e kanë bashkitë e Fierit e të Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form