A1 Report - Pas 70 vjetësh Greqia ende frikë nga Çamëria, ndalon gazetarin

Report TV 2015-08-22

Views 2

Pas 70 vitesh Greqia ka ende frikë nga Çamëria. Kjo frikë është shfaqur pak javë më parë teksa gazetari i Rai 3 Davide Demichelis në një reportazh për emisionin Raidici pengohet nga një polic civil në rajonin e Igumenicës.

Demichelis në reportazhin e tij shoqërohej dhe nga Sonila Alushi, shqiptarja me origjinë çame e cila prej vitesh jeton në Bergamo të Italisë.

Ja se çfarë ndodh në pak minuta teksa polici civil i kërkon gazetarit dhe personave që ishin me të të shkonin në rajonin e policisë në Margariti.

Gazetari: Kush jeni ju?
Polici: Policia e Margaritit
Polici flet me banorin: Flasin italisht, e kuptoj në rregull shqipen e kupton ti? Kuptoj mo kuptoj
Gazetari: Ju jeni polic
Ndërhyn banori i zonës: Policia policia
Gazetari: Më tregoni kartën e policit
Polici: A kërkon kartën
Polici: Më ndiq mua
Gazetari: Ju jeni polic
Polici: Po po
Gazetari: Kartën

Polici: Ok?
Gazetari: Ok, tani ok
Banori i zonës: Cfarë bëni këtu? Pse erdhët këtu
Polici: Më ndiq mua për në rajonin e policisë

Kjo nuk është hera e parë që gazetarët pengohen kur bëjnë një kronikë apo duan të pasqyrojnë me reportazhe historinë e Çamërisë dhe çamëve të dëbuar nga shteti grek, dy prej tyre i përkasin dhe kolegëve shqiptar të raportuara dhe nga departamenti i shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form