A1 Report - Rruga drejt kryebashkiakut, Veliaj niset në këmbë nga PS-ja

Report TV 2015-08-22

Views 0

Veliaj nuk e fshehu aspak emocionin e ditës së parë si kryeqytetar i Tiranës. Që herët në mëngjes zbriti në selinë e Partisë Socialiste për të pritur orën e betimit para këshilltarëve ku ndoqi mbledhjen deri pranë afrimit të pikës së fundit të rendit; betimin e kryetarit të ri! Ish-ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise u nis drejt detyrës së re pikërisht nga partia që e zgjodhi kandidat në garën elektorale të 21 qershorit. Veliaj mori në këmbë rrugën drejt bashkisë dhe bashkë me stafin e ngushtë e shoqëroi edhe ministri i Pushtetit Lokal Bledi Çuçi. Rruga e zgjedhur për të shkuar nga PS në bashki ishte në respekt të rregullave të qarkullimit për këmbësorët edhe pse në vijë ajrore dy ndërtesat janë vetëm 150 metra larg.

Veliaj u ndesh me përshëndetjet e kalimtarëve dhe respektin e makinave që nuk e lanë të pres në vijat e bardha kjo edhe për meritë të kamerave që i hapnin rrugën kryetarit të ri. Rrethi i plotë i sheshit ?Skënderbej të ideuar nga paraardhësi Basha ia zgjati pak rrugën Veliajt.

Në derën e Bashkisë ishin me dhjetëra qytetarë të cilët e përshëndetën edhe me duartrokitje e bashkë me ta edhe Kreu i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi, nënkryetarja Vjollca Braho dhe këshilltari Shezai Rrokaj.

Me ndarjen e re administrativo territoriale nga 55 këshilltarë, bashkia e Tiranës ka 61. Me propozim te mazhorances keshilltaret rimandatuan ne krye te Keshillit Aldrin Dalipin ndersa nenkryetare u zgjodh Vjollca Braho, propozim i PDIU-se.

Share This Video


Download

  
Report form