TIRANË - Një ditë para marrjes së detyrës si kryebashkiak Erion Veliaj ka mbledhur në orët e mbrëmjes në selinë e PS këshilltarët e majtë. Këshilli i ri bashkiak i Tiranës mblidhet paraditen e nesërme për herë të parë pas përmbylljes së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ku kryebashkiaku Erion Veliaj do të marrë detyrën e drejtimit të kryeqytetit. Në përfundim të mbledhje kreu i të majtëve në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi tregoi edhe detaje rreth takimit.
?Nesër lajmi është që do të hidhet hapi për të punuar për qytetarët e Tiranë, Erion Veliaj merr detyrën. U diskutua për të gjithë institucionin. Për mbledhjen e nesërme dhe procedurën e betimit.?- u shpreh Dalipi.
I pyetur se cilët do të jenë nënkryetarët e rinj të Bashkisë, Aldrin Dalipi kërkoi edhe pak më tepër durim derisa të bëhen publik emrat.
?Duhet të presim edhe pak orë. Emrat konkrete dalin në orën e duhur.?- u shpreh Dalipi.
Ndërkohë që Burime nga Partia Socialiste konfirmojnë për A1 Report se Dalipi do të vijojë të jetë kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Siç edhe është deklaruar Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo do t?i dorëzojë kryetarit të ri të bashkisë të gjithë dokumentacionin, informacion dhe dosjet e përgatitura për punën e bashkisë.
Ceremonia e konstituimit të këshillit të ri parashikon procedurën e verifikimit të mandateve dhe më pas atë të betimit të kryebashkiakut dhe të përfaqësuesve të subjekteve politike.
Pas betimit, këshilltarët e rinj për mandatin 2015-¬2019 do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak, që në këtë rast i takon Partisë Socialiste, e cila ka shumicën në këshill.