A1 Report - Vlorë, babai fsheh kanabisin në çorape, ja çon djalit në burg

Report TV 2015-08-22

Views 1

VLORË ? Disa ditë më parë një grua u arrestua pasi bashkë me ushqimet e përgatitura në shtëpi i çoi djalit të saj në burgun e Peqinit edhe kanabis. Ky rast duket se nuk e ka frenuar 60-vjeçarin nga Vlora, i cili gjatë takimit me djalin e tij në burgun e ri të qytetit bregdetar i çoi edhe 14.4 gram kanabis.

Kadri Brami u arrestua në ambientet e burgut ku u zbulua se i kish dorëzuar të birit sasinë e lëndës narkotike të cilën e kishte fshehur në çorape. Djali i tij me inicialet E.B është i dënuar me 8 vjet burg për vjedhje në bashkëpunim. Edhe Kadri Bami ka qenë i dënuar më parë dhe ka kryer dënimin prej 1 viti për vjedhje.

Policia thotë se lënda narkotike ishte e ndarë në 8 doza të vogla, e mbështjellë nga brenda me qese jeshile dhe nga jashtë me qese të bardhë të tejdukshme.

Share This Video


Download

  
Report form