FIER - Karshilliku i tregtarëve ambulantë dhe mungesa e vëmendjes nga ana e instancave përkatëse kanë bërë që tregtarët e tregut të fruta perimeve në Fier të ngrihen në protestë.
Me konkurrencën e pandershme që sipas tyre u bëjnë tregtarët e ambulantë që prodhimet e tyre i shesin në rrugë po i çon drejt falimentimit.
Protestuesit shprehen se janë taksapagues të rregullt, por organet shtetërore nuk po bëjnë asgjë për të luftuar konkurrencën e pandershme.
Pavarësisht protestës së tregtarëve të fruta-perimeve organet kompetente pranë bashkisë dhe drejtorisë së tatim-taksave nuk janë vënë në lëvizje.