A1 Report - Lezhë, hyrja e qytetit në kaos nga projekti i rikonstruksionit

Report TV 2015-08-22

Views 1

Ura hyrëse për në qytetin e Lezhës është kthyer kohët e fundit në një kalim me pengesa.

Ajo vijon të jetë e bllokuar nga materialet e ndërtimit, blloqe betoni, hekura, fadroma dhe materiale të tjera që janë kthyer në një rrezik për këmbësorët. Ndërsa turistët e huaj preferojnë të qëndrojnë larg kësaj rrëmuje.

Projekti për rikonstruksionin e plotë të sheshit të qytetit dhe rrugëve hyrëse të tij ka mbetur në stanjacion, e për pasojë qytetarët do tu duhet të durojnë pluhurin dhe vështirësitë e lëvizjes edhe për shumë ditë.

Punimet e për këtë investim të madh të nisura në tetor të vitit të shkuar duhej të përfundonin brenda 175 ditëve, por në fakt janë ndërprerë ende pa u përfunduar.

Sipas qytetarëve të Lezhës këto punime nuk duhej të kryheshin në këtë periudhe, ndaj firma duhet të punojë me shpejtësi për hapjen e urës dhe frymëmarrjes së qytetit.

Aktualisht hyrje daljet nga Lezha për në superstrade janë devijuar në dy akse të tjera, një zgjidhje kjo provizore, por që nuk po jep ndikim në shmangien e trafikut, kjo e ndihmuar edhe nga shkatërrimi i të gjitha rrugëve gjatë punimeve për ndërtimin e ujësjellësit.

Share This Video


Download

  
Report form