TIRANË - Është dashur ndërmjetësimi i diplomatëve në Tiranë që opozita dhe mazhoranca shqiptare të arrijnë dakordësinë mes tyre për ecjen para me reformën në drejtësi. Takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Romana Vlahutin të Bashkimit Evropian me kreun e Komisionit të Ligjeve dha frytet e para të negociatave të nisura prej tyre për rikthimin e opozitës në komisionin e posacëm parlamentar për reformën e konsideruar kyce edhe nga kancelarja Merkel në 4 orët e qëndrimit në Shqipëri, atë në drejtësi!
Dy diplomatët qëndruan për gati një orë në selinë qendrore të Kuvendit dhe prej andej dolën pa bërë komente. Pas takimi, ishte Xhafaj ai që dha lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes, numrin e barabartë të anëtarëve të opozitës dhe mazhiorancës në komision, pikë që deri dje kishte futur në ngërc palët politike.
?Do të ngrihet një komision që do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Shpresoj se roli i opozitës në këtë proces do të jetë konstruktiv. Uroj që ky të jetë një ndryshim i vendimit të Kuvendit jo si akt formal, por t?i shërbejë vendit?, tha Xhafa.
Kryetari i komisionit, tha se në rastet kur do të kryhen votime dhe kur votat do jenë të barabarta, përcaktuese do të jetë vota e kryetarit të komisionit. Xhafaj tha se procesi i reformës në drejtësi ka të bëjë me fatet e demokracisë në vend.
Ndërsa, Eduart Halimi ka falenderuar partnerët ndërkombëtarë dhe kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi për punën dhe vendosmërinë e tyre në reformimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Vizita e Merkel në Tiranë u duk se bashkoi palët politike deri tani të ndara. Një ditë para mbërritjes së kancelares PD lajmëroi bashkimin në komision duke pasur barazi me maxhorancën. Por kjo zgjati vetëm 24 orë dhe të nesërmen e largimit të Merkel në sallën e Kuvendit palët mesa duket e prishën pazarin e arritur.
Kryeministri Rama i premtoi kancelares realizimin e reformës para fundit të vjeshtës. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/arrihet-pakti-p-r-drejt-sin--shba-be-pajtojn--pd-e-ps-304190.html#sthash.Oc1rrqP9.dpuf