A1 Report - Ja dosja që prangosi pedofilin hetimet u nisën nga gjermanët

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË - A1Report ka siguruar dosjen e plotë që çoi në prangosjen e Enkel Velës 31-vjeçarit nga Tirana të dyshuar për veprën penale të pedofilisë.
Gjithçka ka nisur nga hetimet e palës gjermane të përcjella në tiranë më 20 maj 2015, ku rezulton se një adrese internet e identifikuar me IP 92.60.22.7 më 30 janar 2015 kish shkarkuar dhe ruajtur material pornografike.

Sipas kësaj faksimile këto materiale ishin shkarkuar nga rrjeti ?eDonkey2000?, por hetimi i palës gjermane kish bërë të mundur vetëm identifikimin e IP, thënë ndryshe adresës së kompjuterit.

Sipas informacioneve të palës gjermane IP e cila rezultoi se përdorej nga Enkel Vela kish kryer aktivitet të paligjshëm dhe të dyshuar për pedofili prej 3 muaj.

Me të marrë këtë informacion pala shqiptare do të lokalizonte adresën e cila i përkiste Enkel Velës ndërsa me kërkesë të Sektorit të Krimit Ekonomik Gjykata e Tiranës dha autorizimin për kontrollin e kompjuterit të Velës.

Aktualisht në hetimet për Velën janë përfshirë dhe autoritetet gjermane të cilat po lokalizojnë të gjitha kontaktet që 31-vjeçari nga Tirana mbante në komunikimet virtual, pasi dyshohet se ai është pjesë e një rrejti ndërkombëtar të pedofilisë.

Këto dyshime hetuesit shqiptar dhe ata gjerman i kanë bazuar mbi lëvizjet e shpeshta që i riu ka jashtë vendit përfshi dhe udhëtimin e tij të fundit drejt Greqisë ku ka qëndruar nga 22 qershori deri më 3 korrik.

Burime të rezervuara nga prokuroria e Tiranës i thanë A1Report se 31-vjeçari Vela është arrestuar sapo ka mbërritur në Rinas më 3 korrik pasi ndaj tij hetimet ishin kryer në mungesë dhe gjykata kish caktuar arrest me burg.

E bazuar në këto prova e fakte prokurori Armand Gurakuqi ka kërkuar një ditë më parë në gjykatë arrestin me burg ndaj Velës, masë kjo e pranuar nga gjykata.

Share This Video


Download

  
Report form