Të djathtët refuzojnë takimin e Ramën: Dilni nga guacka e politikës qorre të partisë-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ashtu siç pritej, grupimi i kryebashkiakëve të djathtë, ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në takimin e parë të thirrur nga kryeministri Edi Rama, me të zgjedhurit vendor të 21 qershorit.
Megjithëse 8 prej tyre kishin konfirmuar pjesmarrjen, nuk ishin në sallën e hartave, 4 kishin zgjedhur të heshtin pas ftesës dhe e vetmja që e kishte refuzuar në rrugë zyrtare, ishte Voltana Ademi e Shkodrës.
Bojktotin që demokratët e argumentuan me mungesën e një axhende të qartë të takimit, e thyen kryebashkiakët Niko Shupuli i Përmetit dhe Arqile Deçka i Dropullit.
Rama: ?Përfitoj të uroj në mënyrë specifike kryetarin e bashkisë së Përmetit dhe Dropullit që janë këtu të pranishëm dhe nuk kam pasur mundësi ti uroj më përpara. Urime dhe suksese.Jam i keqardhur që pjesa tjetër nuk ka hipur mbi lartësinë atij mesazhi të famshëm të fushatës elektorale ?kam frikë se më shohin?, por po ashtu jam i keqardhur sepse është takim me rëndësi të posaçme dhe mungesa e Kryebashkiakëve që kishin konfirmuar apo refuzuan të konfirmojnë është dëm i drejtëpërdrejtë për punën e tyre dhe shërbimin ndaj komunitetit sepse jemi në kushte të jashtëzakonshme. Puna që fillon, fillon me një barrë të madhe përgjegjësie dhe domosdoshmërinë për të harmonizuar një sërë hapash në funksion të një tranzicioni jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe aspak të lehtë, kalimit nga terësia e njësive të vjetra administrative në 61 njësitë e reja?.
Ai përcolli një mesazh edhe për vendorët e djathtë që nuk iu bashkangjitën takimit.
Rama: ?Uroj të dalin sa më parë nga guaska mbytëse e politikës qorre e partisë së tyre dhe të vihen një orë e më parë në shërbim të komuniteteve duke kuptuar një orë e më parë se janë kryetaret dhe kryetarët e të gjithë komunitetit, e të gjithë zgjedhësve, e të gjitha familjeve pavarësisht se për kë kanë votuar apo ç?pozicion gjeografik ndodhen. Ne nuk i ndajmë bashkitë të kuqe dhe blu.Për ne të gjitha bashkitë janë njësitë e reja ekonomike të zhvillimit urban dhe social, përveçse ekonomik të territorit të republikës së Shqipërisë. Dhe harmonizimi i veprimeve tona bashkarisht është një parakusht për sukses. Jam i bindur që fillimi i zbatimit të reformës administrative-territoriale pas vulosjes nga populli sovran në 21 qershor është sfida më e madhe në jetën tonë politike?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/te-djathtet-refuzojne-takimin-e-ramen-dilni-nga-guacka-e-politikes-qorre-te-partise/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS