A1 Report - U kap me hashash në makinë Cozman para Gjykatës së Tiranës

Report TV 2015-08-22

Views 5

TIRANE - Reperi i njohur shqiptar Cozman me emrin e vërtetë Ylber Abdullahu doli sot para Gjykatës sot në orën 11:00 pasi u kap të shtunën me 20 gramë marijuanë në makinë. Cozman udhëtonte me të dashurën e tij, këngëtaren nga Shkupi Altuna Sejdiu dhe u kapën nga policia pranë stacionit të Trenit në Tiranë. Ata ishin të shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë dhe ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish-Piramida.

Sipas informacioneve të siguruara nga Shqiptarja.com, reperi ka marrë përsipër autorësinë e lëndës narkotike dhe sipas burimeve policore për Shqiptarja.com e kishte fshehur sasinë e kanabisit në të brendshme. Pas kësaj dëshmie policia liroi të dashurën e tij, Tunën.

Cozman ka treguar se qëllimi i vetëm ishte për përdorim vetjak dhe jo për shitjen e saj. Ai ka rrëfyer në polici se prej disa vitesh është përdorues i rregullt i marijuanës, dhe këtë gjë e ka bërë në Kosovë, Angli e shumë shtete të tjera. Pavarësisht kësaj, me dispozitat ligjore të Shqipërisë edhe përdoruesit dënohet, nëse atyre u kapet sasi droge.

Çifti i këngëtarëve u ndalua fillimisht për shkeljen e sinjalistikës rrugore, pasi hynë me semafor të kuq. Por pas kontrollit Cozmanit iu gjet një qese me hashash. Fillimisht këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht kontrollin duke u shprehur se:?unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni?.

Por më vonë pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar mëshirë nga ana e efektivave të policisë duke u shprehur :?ju lutemi na falni se hashashin e kemi për përdorim vetjak?.

Për këtë ngjarje është bllokuar dhe automjeti tip "Range Rover" me xhama të zinj, me targa angleze.

Share This Video


Download

  
Report form