Një argjendari pranë Gjykatës së Tiranës është grabitur sot rreth orës 09:40 minuta
Nga të dhënat e para dy autorët ishin me skafandra motori.
Pasi kanë kryer grabitjen autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor të zi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Gazetari ynë informon se dy autorët mendohet se kanë qenë të maskuar si policë dhe sasia e mallit që kanë arritur të marrin kap shifrën e 400 mijë lekëve.