Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht nga rezultati i referendumit, Greqia do të përballet me kosto ekonomike dhe financiare. Ekspertët analizojnë se rruga, nëpër të cilën do të ecë ekonomia greke do të jetë e gjatë dhe vështirë, si në rastin kur qëndron në zonën Euros, ashtu edhe nëse do të dalë prej saj.
Grekët duhet të zgjedhin sot për të pranuar apo jo marrëveshjen e re me kreditorët, nëpërmjet votimit në referendum. Një zgjedhje që nuk do të jetë e lehtë dhe që në të dyja rastet do të jetë me kosto ekonomike dhe financiare.
Në rastin kur Greqia voton pro marrëveshjes me kreditorët dhe qëndrimit në Eurozonë, ekspertët shpjegojnë se do të thellohet destabiliteti politik në vend dhe kriza do të zgjasë ne kohë.
Pasi ashtu siç edhe është deklaruar puiblikisht nga kryeministri Tsipras, qeveria do të japë dorëheqjen dhe do të duhen minimalisht 2 muaj kohë që të zgjidhet qeveria e re, e cila do të nisë nga fillimi negociatat me Bashkimin Europian.
Marrëveshja e re me BE-në do të impononjë masa shtrënguese për Greqinë dhe një shkurtim të shpenzimeve sociale, duke prekur pagat dhe pensionet e grekëve. Por ndëkaq bankat do të shpëtohen, pasi Banka Qëndrore Europiane do të vijojë të japë financime.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/2-skenaret-e-ekonomise-greke-ekspertet-greket-nuk-shpetojne-pa-kosto/